
Sipas Drejtoreshës së të Ardhurave Publike të Maqedonisë së Veriut në konferencën e sotshme për shtyp rroga më e lartë bruto në vend për vitin që lamë pas ka qenë plot 156 mijë euro në muaj.
Advertisement
Kësaj rradhe për dallim nga viti paraprak rroga më e lartë nuk vjen nga sektori i shëndetësisë, siç ishte më 2018 ku një shtetas i Maqedonisë së Veriut kishte të ardhura rreth 250 mijë euro në muaj, por vjen nga sektori i industrisë së metaleve. Bëhet fjalë për një qytetar nga Struga i cili vitin që lamë pas kishte një pagë totale vjetore bruto prej 1.87 milionë euro, ose 156 mijë euro pagë bruto në muaj.
Advertisement