Tetovë, arrestohen katër të rinj, u kapën me marihuanë

Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë të enjten mbrëma rreth orës 23:30, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, kanë arrestuar personat M.I.(22), L.F.(18) nga Çegrani i Gostivarit, një 16-vjeçar nga fshati Çajle e Gostivarit dhe 19-vjeçarin N.J nga Gostivari, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. Të katërt janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgatiten parashtresat përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *