MPB dhe inspektorë në terren/ Parregullsi në punën e kazinove në Kavadar, Prilep dhe Manastir

Gjatë kontrollit të kryer nga ana e nëpunësve policor dhe inspektorëve gjatë mbrëmjes së djeshme, u konstatuan parregullsi në punën e kazinove në Kavadar, Prilep dhe Manastir. Nga MPB njoftojnë se në kazino në Kavadar u konstatuan parregullsi nga ana e DAP-it ndërsa edhe një i mitur ka qenë në objekt. Nga ana e DAP-it janë evidentuar parregullsi edhe në kazino në Prilep. Gjoba për mosmbajtjen e librit të arkës, sipas nenit 157 të Ligjit për lojërat e fatit, është shqiptua nga DAP për një kazino në Manastir. Shkeljet do t’i nënshtrohen sanksioneve përkatëse. Përveç kontrolleve të përbashkëta në kazinotë në Kavadar, Prilep, Manastir dhe Resnjë, kontrolle janë bërë edhe në objekte hotelierike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *