Turqia hedh në treg automjetin e saj të parë elektrik – TOGG mund të blihet duke filluar nga 46 mijë euro, bëhen porositë e para

Prodhuesi turk i automjeteve, Togg, bëri publike cmimet për shitjen e një automjeti elektrik të prodhuar në Turqi.

Modeli Suv i segmentit C do të jetë ‘Togg T10X’ i cili është në shitje duke filluar nga 46.800 euro, ndërsa dy versionet e tjera më të avancuara të të njëjtit model do të shiten për rreth 51.790 euro dhe për 59.640 euro. Porositë e para janë bërë dhe do të vazhdojnë deri në 27 mars. Ndërsa dorëzimet e automjeteve tek klientët do të nisin në fund të muajit tetor të këtij viti.

Automjeti i prodhimit turk mund të përshkojë 314 kilometra në opsionet e autonomisë standarte. Ndërsa opsioni tjetër i ofron përdoruesve të saj një autonomi prej 523 kilometrash.

Togg, një shkurtim për “Turkiyènin Otomobili Girisim Grubu” – Automotive Enterprise Group of Turkey, është një konsorcium i pesë kompanive turke i themeluar në vitin 2018 dhe, pas rreth katër vitesh punë, filloi prodhimin masiv të automjeteve në fund të vitit të kaluar. Kapaciteti vjetor i prodhimit është aktualisht 100 mijë automjete, por kompania synon ta rrisë atë në 175 mijë njësi në vit, duke prodhuar 1 milion automjete deri në vitin 2030.

/SCAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *