Fatmir Limaj: Albin jep dorëheqje

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të jap dorëheqje.

Limaj ka thënë se ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare të Kurtit.

Postimi i plotë:

Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!

Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.

Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces.

Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda.

Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë. /Gazeta Insajderi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *