Shtetasi i Maqedonisë që humbi jetën në Vranjë ishte 25-vjeçar, ishte nisur për në shtëpi me shokët e tij

Shtetasi i Maqedonisë që humbi jetën mbrëmë në Vranje të Serbisë ishte 25-vjeç, ishte nisur për në shtëpi me shokët e tij, por ishin kthyer përsëri për shkak të një telefoni të harruar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në rrugën “Partizanski pat (Rruga Partizane)” në Vranjë.

Siç raportojnë mediat serbe, në aksident ka humbur jetën një djalë 25-vjeçar nga Maqedonia.

Në makinë ndodheshin disa persona, por vetëm një ka ndërruar jetë në vend, konfirmojnë burime nga hetimi.

Po ashtu, jozyrtarisht shkruhet se personat e kanë gabuar rrugën drejt Maqedonisë dhe janë nisur drejt Zllatokopit, por më pas u është kujtuar se kanë harruar celularin në kafenenë në qendër të qytetit, ku kanë qëndruar më parë dhe janë kthyer prapa, me çka ka ndodhur aksidenti.

Për arsye të panjohura, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur në bordurë. Hetimi është në vazhdim e sipër.

Lidhur me lajmin:

Aksident i rëndë në Vranjë | Humb jetën shtetasi i Maqedonisë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën “Partizanski Put” në Vranjë, ku ka humbur jetën një shtetas i huaj, shkruan media serbe 24sedam.

Policia thotë se ende nuk dihen rrethanat, por konfirmojnë se hetimet janë në vijim.

Gjithashtu raportohet se një pasagjer është dërguar me urgjencë në spital dhe është në proces diagnostikimi.

Dyshohet se vetura me targa të Maqedonisë së Veriut ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset anësore.

Një pjesë e rrugës është e mbyllur, ndërsa automjetet devijohen në drejtime të tjera rrugore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *