Transportonte ilegalisht emigrantë nga Kongo dhe Siria, arrestohet i riu nga Shkupi

MPB në orët e para të ditës së sotme ka arrestuar 21-vjeçari R.M. nga Shkupi pasi i njëjti po kontrabandodnte emigrantë nga Kongo dhe Siria.

Ai është kapur me veturën “Audi” me targa të Bullgarisë, në udhëkryqin afër fshatit Vodovrati, komuna Gradskos.

“Gjegjësisht rreth orës 08.00, në magjistralen Negotinë – Veles, R.M. nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, por më pas në kryqëzimin e Gradsko, automjeti është vërejtur duke u nisur nga rruga rajonale, pas çka është ndalur në udhëkryqin afër fshatit Vodovrati”, thonë mes tjerash nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *