Pagat në Gjyqësor: Ligjet bllokohen me 4.500 amendamente

VMRO-DPMNE DHE “LEVICA” DORËZOJNË AMENDAMENTE

Partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “Levica” me mbi 4.000 amendamente kanë bllokuar katër ligjet me të cilët parashihet të rriten pagat e gjykatësve, prokurorëve publik dhe të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve Publik.

VMRO-DPMNE-ja ka dorëzuar 2.100 amendamente, sic thonë, nw kushte tw niveleve alarmante tw inflacionit, Qeveria nuk heq dorë për të rritur pagat e gjykatësve dhe Prokurorëve.

“Atë që e nisi Ministri I mëparshëm Tupançevski, tash e vazhdon Ministri I ri I Drejtësisë. Është kjo shpërblim nga Qeveria për 3% besimin e qytetarëve në gjyqësor. Pyesim qeverinë nëse me rritjen e pagave a do të kemi gjyqësor më të mirë, ulje të procedurave burokratike dhe zgjidhje më të shpejtë të kontesteve gjyqësore” – tha Dajanço Eftimov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndërkaq, deputetët e “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe Borislav Krmov, para nisjes së Komisionit parlamentar për sistem politik, dorëzuan 2.400 amendamente për Propozimligjet për paga të gjykatësve dhe ë Ligjit për paga të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të RMV-së, që ishin propozuar nga Ministria e Drejtësisë, me procedurë të shkurtuar. /KlanMacedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *