Bujar Osmani: Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave, por për fatin e shqiptarëve

Sonte në tubimin e mbajtur të BDI në Çair ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari Ali Ahmeti, ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave por për fatin e shqiptarëve sot e nesër.

“Ali Ahmeti nuk kujdeset për titujt e gazetave por për fatin e shqiptarëve sot e nesër. Jemi të mobilizuar një për një, jemi entuziast për partinë tonë. E shtuna e Ohrit ishte ditë krenarie, e pash se sa krenar jam që jam krah Ali Ahmetit, për faktin që u zgjodh Ohri pë rata dialog e marëveshje ku do të pranohej shtetësia e Kosovës, marrëveshje e ndërmjetësuar nga Washingtoni e Brukseli. Jemi shtet kryesues me OSBE, jemi në NATO, jemi shtet i marrëveshjeve të mëdha, e do të jemi dhe në BE. Vetë prezenca e Ali Ahmetit i dha peshë ditës së shtunë, kur i tha delegacionit Kosovar se ne jemi krah jush në çdo vendim përparimtarë për vendin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *