“Ku shkon me atë uragan?” – Izet Mexhiti ka një porosi të fuqishme për Ali Ahmetin

“Trenit nuk i dilet para” deklaroi Grubi, ndërsa Ahmeti e vazhdoi me “mos i dilni uraganit para”. Deklarimet e tila sipas Izet Mexhitit janë të habitshme.

Në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin, Izet Mexhiti komentoi tubimin e sotëm të BDI-së në Çair.

“Kështu deklaratash nuk ka bërë as ndaj Menduh Thaçit kur i bëri atentat, as ndaj atyre që në pres konferencë e shpallën me sëmundje të rënda. Nuk e ka bërë ndaj tjerëve, nuk e kuptoj pse e bën ndaj djemve të tij. Ku shkon me këtë uragan? Ndaj djemve të vet? Ndaj atyre që i kanë shërbyer 20 vite”, pyeti Mexhiti në Klan Debat.

Ai sqaroi se grupi i të pakënaqurve janë një lloj fraksioni brenda BDI-së dhe se deklaratat etilla të Ahmetit, të cilat i quajti kërcënime, nuk i shërbejnë partisë dhe vet Ahmetit./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *