Tadic refuzoi ta mban shiritin për viktimat në Turqi, Kokçu nuk ja zgjat dorën

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në derbin holandez, Ajax – Feynoord.

Gjatë përshëndetjes tradicionale të kapitenëve dhe gjyqtarëve para fillimit të ndeshjes, në qendër ishin Dushan Tadic në njërën anë dhe Orkun Kokcu në anën tjetër.

Lojtari turk vendosi të mos i jepte dorën serbit, madje as që donte ta shikonte në sy.

Mediat holandeze zbuluan se arsyeja ishte se Tadic refuzoi të mbante shiritin e kapitenit muajin e kaluar në mbështetje të viktimave të tërmetit në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *