Gjatë pushimit të lindjes, kompania e largoi nga puna

FILIMENA BOSHKOVSKA: E SHOKUAR DHE E REVOLTUAR PASI ASKUSH NUK MË NJOFTOI

Pesë muaj pas lindjes së vajzës Stefanija, pushohet nga puna Fillimena Boshkovska, pa asnjë njoftim nga kompania LDI ku kishte punuar një vit. Nuk e njoftuan as institucionet, njofton KlanM.

Se diçka nuk është në rregull kuptoi kur iu vonua pagesa gjatë pushimit të lindjes për muajin nëntor dhe dhjetor.

“Për pushimin nga puna nuk më informoi askush, nuk e dija as si është fut në sistem. Për këtë mora vesh në shkurt të këtij viti pasi i shkrova Fondit për siguirim shëndetësor përse po vonojnë pagesën e muajit nëntor dhe dhjetor. Fillimisht më thanë që do t’i lëshojnë paratë, pastaj më thanë se duhet t’i kthejë paratë pasi jam pushuar nga puna” – tha Fillimena Boshkovska.

Edhe pse sipas ligjit Filimena nuk duhet të pushohet nga puna gjatë pushimit të lindjes, Agjencia për punësim e çlajmëron atë.

”Fillimisht isha në shok dhe nuk mund të besoja se mund të ndodh kjo, dhe se mund të ndërpritet pagesa gjatë pushimit të lindjes. Kërkova përgjigjë në Fond për sigurim Shëndetësor më thanë se kjo ndodh dhe se kështu punojnë ata dhe t’i kërkoj të drejtat tjetër kund. Ku kam kërkuar ndihmë vetëm fajin e kanë hudh njëra tjetrës. Unë nuk e di si mund të hyjnë në sistemin e Agjenisë për punësim me pa asnjë bazë të pushohem nga puna”  – tha Fillimena Boshkovska.

Edhe pas kësaj, sic njofton KlanM, Filimena shpreson se drejësia do të fitojë pasi ka njoftuar të gjitha institucionet se i është shkelur e drejta themeloreNdihmë gjeti edhe te organizatat joqeveritare. Organizata “Tekstilpunuesi i zëshëm” dje ka dorëzuar kërkesë dhe njoftim për rastin te Inspektorati Shtetëror i Punës, dhe deri te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Ndërsa poashtu është kontaktuar edhe Agjencia për punësim dhe Fondi për sigurim shëndetësor që të korrigjojnë gabimin pasi nuk mund ta ndërpresin kontatën e punës përderisa personi është në pushim të lindjes. /Arbana Qerimi/KlanMacedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *