Nga 8 vjet burg për ish drejtorët e “Magyar Telekom”

Gjykata Penale e Shkupit sot e ka publikuar aktgjykimin e shkallës së parë për lëndën “Magjar Telekom” kundër të akuzuarve Atila Sendrej, Rolf Plat dhe Zoltan Kishjuhas, të cilët janë gjykuar në mungesë duke e pasur parasysh se nuk ishin të qasshëm për organet e përndjekjes, njofton Portalb.mk.

“Në pajtueshmëri me aktgjykimin, të akuzuarit janë të shpallur fajtorë për veprën penale “Punë të papërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 3, në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal dhe dënohen me nga 8 vjet burg secili i akuzuar”, thonë nga Gjykata.

Ata shtojnë e, të akuzuarit janë të obliguar që të kompensojnë dëmin prej 67.407.760 denarë (1 milion euro) ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, por edhe të paguajnë për shpenzimet gjyqësore.

Sipas akuzës, ata kanë

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Apel.

Ndryshe, më 24 prill të vitit 2017-të, Komisioni Amerikan për letra me vlerë publikon se ish drejtorët e Magjar Telekomit Eleg Shtraub dhe Andras Balog janë pajtuar që të paguajnë gjobë në të holla, ndërsa ndaj tyre është shqiptuar edhe dënim me ndalesë për kryerje të detyrës zyrtare si drejtorë ose të punësuar në shoqata aksionare për 5 vitet e ardhshme.

Shtraub duhej paguajë gjobë prej 250.000 dollarësh amerikan, ndërsa Balog shumën prej 150.000 dollarësh.
Dënimi erdhi pas akuzave ndaj drejtorëve të Magjar Telekomit, se politikanëve të Maqedonisë u kanë paguar ryshfet që të pengojnë konkurrencën në treg, ka deklaruar Stefani Avakian, drejtor ekzekutiv i sektorit për hetime në Komisionin Amerikan për letra me vlerë.

Sipas dëshmisë së Sllobodan Bogoevskit, nga ryshfeti i Magyar Telekomit kanë përfituar ish kryeministri Vllado Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, edhe atë nga 2,5 milionë euro secili.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *