8 të dënuar me burg për vepra penale serioze kanë planifikuar arratisjen nga Burgu i Idrizovës

Përmes gërmimit të një tuneli prej 40 metrash një grup prej 8 të brugosurish kanë planifikuar të arratisen nga burgu i Idrizovës në Shkup. Një gjë e tillë u zbulua sot nga organet e sigurisë në vend të cilët thonë se kanë parandaluar arratisj të planifikuar.

“Pas marrjes së njohurive kriminalistike, se një grup prej së paku prej 8 të burgosurve të cilët janë të dënuar për vepra penale serioze me dënime prej 10 vjet deri në burg të përjetshëm, kanë përgatitur arratisje nga burgu, duke gërmuar tunel, MPB ka zbatuar aktivitete penale operative për kontroll të informatave pas çka të njëjtat i ka ndarë me Drejtorinë e Zbatimit të Sanksioneve”, tha Toni Angellovski nga MPB.

Kryeministri Dimitar Kovaeçvski tha se gjithçka që është e nevojshëm është ndërmarë për këtë rast, ndërsa drejtori I deritanishëm I këtij burug, Shpend Tahiri është shkarkuar nga detyra dhe në vendin e tij si u.d. është emëruar gjeneral-majori, Zoran Jovanovski.

“Të gjitha informacionet të cilat kanë të bëjnë me këtë institucion i kanë shërbimet që janë të angahzuar për sigurinë në shtet përfshirë edhe MPB-në, ASK dhe drejtorinë për ekezekutim të sanksioneve dhe gjithçka që është e nevojshme është ndërmarë në këtë drejtim”, tha kryeministri Kovaçevski.

Kujojmë që në muajt e fundit janë regjistruar edhe të tjera arratisje spektakolare nga burgjet e vendit./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *