Bastisje në Gostivar, gjendet kokainë

Një 41 vjeçar nga Gostivari është arrestuar sonte pas një aksioni të policisë e me urdhër të gjykatës, informaon Klan Macedonia.

“Zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, sot (21-mars) rreth orës 17:00 kanë privuar nga liria 43-vjeçarin K.D. nga Gostivari pasi që gjatë bastisjes së kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse në Gostivar i është gjetur kokainë dhe një peshore dixhitale, i njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të përgatitet kallëzim përkatës në bazë të nenit 215 të Kodit Penal për ‘prodhim të paautorizuar dhe shpërndarje të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve’”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *