Tërmet i fortë godet Afganistanin

Një tërmet i fortë me magnitudë 6,5 ka goditur Afganistanin verilindor, ndërkohë që lëkundjet janë ndjerë në Pakistan dhe Indi. Akoma nuk ka raporte për dëme apo viktima si pasojë e tërmetit.

Sipas ekipit të CNN në terren, lëkundje të forta janë ndjerë në kryeqytetin pakistanez të Islamabadit.

CNN raporton se si pasojë e tërmetit, njerëzit janë tronditur dhe janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe kanë dalë në rrugë, ndërkohë që pemët janë parë duke u lëkundur.

Dëshmitarët okularë në Lahore, Nju Dehli dhe në Srinagar bënë të ditur se lëkundjet u ndjenë gjithashtu atje. Banorët në qytetin pakistanez të Islamabad thanë se shtëpitë e tyre kanë pësuar çarje të thella./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *