Prindërit nga Shkupi raportuan se defektologu ka lënduar vajzën e tyre të mitur

Dyzet e katër vjeçari N.P. nga Shkupi, dje në SPB Shkup, ka raportuar se me datë 18.03.2023 rreth orës 16:30, bashkëshortja i ka thënë se vajza e tyre e mitur kishte lëndime në zonën rreth veshëve, të cilat ia kishte shkaktuar E. S. (36) – defektolog nga Shkupi, të cilën e kanë punësuar privatisht për t’i dhënë mësim vajzës së tyre, transmeton 360 Gradë.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se me të është zhvilluar bisedë zyrtare në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *