Tetovë: Gjithsej 1192 masa për parkim të paligjshëm

Në rajonin e Tetovës në dy muaj e gjysmë të kaluara të këtij viti janë shqiptuar gjithsej 1192 masa për parkim të paligjshëm, përkatësisht të gabuar, ndërsa në zonën e Gostivarit janë shqiptuar 145 masa. Gjatë kësaj periudhe në Tetovë, “shërbimi merimangë” ka marrë gjithsej 946 automjete, të cilat në masë të madhe kanë penguar lëvizjen normale dhe të sigurt të pjesmarësve të tjerë të rrugës, veçanërisht të këmbësorëve. Bëhet fjalë kryesisht për automjete të parkuara në të ashtuquajturat “rende të dyfishta”, në zonën e kryqëzimeve, në trotuare dhe në vende të tjera të ndaluara. Për të gjithë shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresa adekuate dhe varësisht se ku i kanë parkuar veturat e tyre do të përballen me gjoba prej 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë për këtë lloj kundërvajtjeje.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë do të vazhdojë me kontrolle të përforcuara të parkimit edhe në periudhën e ardhshme, veçanërisht në zonat qendrore të Tetovës dhe Gostivarit, për të mundësuar qarkullim të qetë dhe të sigurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *