Gërmimi nisi poshtë lavamanit, si u hap 40 metra tunel në burgun e Idrizovës

Një arratisje spektakolare është parandaluar nga burgu i Idrizovës.Policia e Maqedonisë së Veriut ka zbuluar një tunel 40 metërsh që ishte përgatitur mbi 6 muaj për të arratisur të burgosur nga burgu më i madh i Maqedonisë së Veriut.
Siç ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme, tuneli do të shërbente si rrugë për arratisje nga 8 të burgosur që ishin të dënuar me mbi 10 vite burg apo burg të përjetshëm.Gazetarja e Euronews Albania në RMV Ferikan Iljazi tregoi se ende nuk ka asnjë përgjegjësi për personat që kanë lejuar hapjen e këtij tuneli prej 6 muajsh.

“Ka deklarata kontradiktore nga autoritetet përkatëse se kur i kanë marrë informacionet për planin e arratisjes dhe si kanë arritur të mos e zbulojnë kush janë personat që kanë tentuar të arratisen. Edhe pse kishte spekulime se cilët ishin personat që tentuan të arratisen, ende nuk ka informacion zyrtar për emrat. Pak kohë më parë u realizua një arratisje ndërsa tani u tentua një tjetër. Të dyja kanë të përbashkët skenat e filmit. Nga informacionet është mësuar se gërmimi ka nisur poshtë një lavamani në një nga hapësirat e burgut dhe ka vijuar në pjesën tjetër për rreth 40 metra. Drejtori i shkarkuar i burgut ka thënë se nuk ka asnjë lidhje dhe se ai e ka penguar arratisjen e të burgosurve”, raportoi gazetarja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *