Presidentja Osmani: Kurtit iu ofruan versione të tmerrshme në Ohër, bëri mirë që s’i pranoi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Klinikën e Gjinekologjisë ka treguar se ka pasur takime me kryeministrin Albin Kurti, rreth takimit në Ohër.

Presidentja Osmani tha se Kosovës i janë propozuar dokumente të tmerrshme, që sipas saj Kurti ka bërë mirë që nuk i ka pranuar.

“Me kryeministrin jemi konsultuar edhe gjatë takimeve në Ohër, dhe jemi takuar edhe pasi ka përfunduar dakordimi në Ohër ku jemi njoftuar në detaje jo vetëm për dokumentet dhe versionet e ndryshme që kanë qenë para kryeministrit dhe delegacionit të Kosovës… Më duhet të them se këto janë versione të tmerrshme të cilat Republika e Kosovës ka bërë mirë që nuk i ka pranuar pavarësisht presioneve jashtëzakonisht të padrejta që e kanë trajtuar Kosovën në mënyrë shumë të pabarabartë në raport me palën tjetër”, ka thënë Osmani./Arbresh.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *