MPB me kallëzim penal për “terrorizëm” ndaj një 15-vjeçari

MPB njofton se sot kanë parashtruar kallëzim penal për “terrorizëm” ndaj një fëmije 15-vjeçar nga Shkupi.

Siç njoftojnë nga MPB, i njëjti në disa raste ka dërguar shkrime kërcënuese në e-mail adresat e disa shkollave në Shkup.

“Më datë 24.02.2023, i mituri i raportuar ka krijuar një adresë emaili duke përdorur celularin e tij dhe po të njëjtën ditë duke përdorur kompjuterin e tij laptop, nga shtëpia e tij ka dërguar një mesazh me përmbajtje kërcënuese në adresën elektronike zyrtare të një shkolle të mesme në Shkup, që pas kontrolleve rezultoi i rremë”.

“Në të njëjtën kohë, për të fshehur aktivitetet e tij gjatë dërgimit të mesazhit, i mituri ka përdorur një aplikacion VPN. Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Sektori për krime kompjuterike dhe kriminalistikë digjitale, është konstatuar IP adresa e përdorur, pronar i së cilës është babai i të miturit, dhe në bazë të urdhëresës për bastisje në shtëpi të lëshuar nga Gjykata Themelore Penale Shkup, është bërë bastisje në shtëpinë e prindit të të miturit, nga ku është konfiskuar përkohësisht telefoni celular, karta SIM dhe kompjuteri laptop në përdorim të të miturit”.

“Nga ekspertiza e kryer është konstatuar se e njëjta adresë elektronike në disa raste është përdorur për dërgimin e mesazheve me përmbajtje kërcënuese në disa shkolla në territorin e qytetit të Shkupit nga celulari dhe nga kompjuteri laptop”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *