Tërmete të njëpasnjëshme gjatë natës në Shqipëri

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.7 shkallë sipas Rihterit ka goditur Shqipërinë rreth orës 02:42 Epiqendra e tërmetit ka qenë 9 km nga qyteti i Ersekës.

Gjithashtu në qytetin e Korçës është ndjerë shumë, siç kanë raportuar qytetarët.


Nuk është raportuar ende për dëme materiale, e as të lënduar.

Pas këtij tërmeti është regjistruar edhe një tjetër tërmet por me magnitudë më të vogël, prej 3.6 shkallë sipas Rihterit, pasuar edhe nga një tjetër tërmet 3.4 dhe një më i dobët, 2.4. /MeteoBallkan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *