Teologu, Nuhi Ganija: Vitin e kaluar kemi shtruar rreth 500 iftare në ditë, duke mos thyer asnjë pjatë apo gotë

Në emisionin Happy Day në Klan Maqedoni, teologu Nuhi Ganija nga Tetova tha se muaji i Ramazanit është muaj i tolerancës dhe bamirësisë, ai tregoi raste të vitit të kaluar ku janë shtruar rreth 500 iftare çdo ditë për besimtarët.

‘‘Vitin e kaluar kemi shtruar rreth 500 iftare në ditë dhe e dinë ata që meren me sallone të dasmave se si është vështirë të pra si me qenë një dasëm, në organizim pritjen e njerëzve përcjelljen e tyre. Por ne edhe kemi thyer ligjin e fizikës dhe matematikës ku kemi rrotulluar rreth 40 mijë pjata dhe asnjë nuk është thyer. Thjeshtë me vajzat e mektepit që mësojnë në ”Kopshtet e Xhennetit” me dashamirë me fëmijë të lagjes pra me kamarierë jo profesionistë kemi arritur asnjë gotë apo pjatë të thehet, kur e dimë se ne në shtëpi pak mysafirë të na vijnë do thehet ndonjë gjë” – tha Teologu, Nuhi Ganija.

Ai mes tjerash shtoi se edhe këtë vit do japin maksimumin që të ndihmojnë dhe kontribojnë në këtë muaj të mëshirës, bamirësisë të kalohet sa më lehtë për gjithë besimtarët. /KlanMacedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *