Veturat elektrike ‘Togg’ të Turqisë! Erdogan thotë se ka dhjetëra mijëra porosi

Disa kohë më parë, Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, prezantoi një risi në tregun e automobilizmit, makinën vendase “Togg”, një mjet tërësisht elektrik.

Kaq do të mjaftonte që në treg të kishte një “lum” kërkesash nga ana e qytetarëve, ndërsa për momentin kompania nuk po mund të plotësojë kërkesat me numrin e prototipave të prodhuar deri më tani.

Mësohet se numri i porosive është gati pesë herë më i lartë se çfarë është prodhuar deri më sot, çështje për të cilën foli edhe vetë Presidenti Erdogan.

“80 mijë porosi janë marrë deri më tani. Objektivi i prodhimit të pajisjes sonë inteligjente “Togg” është 20 mijë këtë vit, shpresojmë se do të prodhojmë 1 milion deri në vitin 2030. Ëndrra 60-vjeçare u realizua. Ne premtuam dhe e bëmë realitet këtë ëndërr. Kemi TOGG në 7 ngjyra të ndryshme. Shpresoj që nga fundi i këtij muaji të pasurojmë rrugët tona. Ky do të jetë shekulli i Turqisë“, u shpreh Erdogan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *