ISHT: Janë kryer më shumë se 650 kontrolle, janë lëshuar mbi 175 urdhërpagesa sanksionuese në vlerë prej mbi 6.230.000 denarë

Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) nga data 13.03 deri më 19.03.2023 i ka kryer mbi 650 inspektime në të gjithë territorin e vendit, gjatë të cilave ka lëshuar më shumë se 175 urdhërpagesa sanksionuese në vlerë prej mbi 6.230.000 denarë.

Sipas ISHT-së, në periudhën e lartëpërmendur janë kryer mbi 530 inspektime dhe kontrolle pas vendimeve për kushte të veçanta për tregtimin e disa mallrave. Në disa subjekte ekonomike janë konstatuar shkelje për të cilat janë lëshuar urdhërpagesa për shkelje në shumë prej mbi 1.750.000 denarë.

“Inspektorati Shtetëror i Tregut kryn në vazhdimësi inspektimet e tregtarëve me shumicë dhe pakicë në sferën e respektimit të Vendimit për fiksimin e çmimit të bukës deri në 33 denarë, Vendimit për përcaktimin e obligimit të tregtarëve për furnizimin dhe shitjen e llojeve dhe sasive të caktuara të mallrave te konsumatorët sipas radhitjes së caktuar dhe vendimit për përcaktimin e çmimeve më të larta për produkte individuale në tregtinë me pakicë. Inspektorati Shtetëror i Tregut edhe më tej do të kryej kontrolle dhe inspektime në përputhje me kompetencat e saja. Nuk do të ketë lëshime dhe do të ndëshkohet kushdo që tenton në çfarëdo mënyre të shkelë ligjet që rregullon Inspektorati i Tregut”, thuhet në njoftim.

ISHT vlerëson se si institucion do t’i angazhojë të gjithë resurset në dispozicion për veprimin aktual dhe zbatimin e rregulloreve ligjore.

“Inspektorati i Tregut vazhdimisht kryen inspektime dhe vepron në përputhje me ligjet, planin vjetor dhe strategjik të punës. Gjithashtu, përveç kontrolleve të rregullta, vepron edhe për raportimet e qytetarëve dhe u përgjigjet atyre për çdo çështje që ka të bëjë me kompetencat dhe fushëveprimin tonë të punës. Ligjet do të jenë për të gjithë njëloj, pa selektime, ndërsa çdokush që nuk do ti respekojë, do të sanksionohet. Mbykqyrjet kryhen vazhdimisht, ndërsa Inpektorati i Tregut funksionon me kapacitet të plotë”, theksoi ISHT-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *