Shitet televizioni “Top Channel” për 9 milionë euro

Televizioni kombëtar “Top Channel”, sipas dokumentave të siguruara ekskluzivisht, është shitur në janar të këtij viti.

Bëhet fjalë për një procedurë shitjeje të miratuar nga aksionerët, çuar në Belize, vend i njohur si një nga parajsat fiskale.

CNA po sjell dy dokumentat e shitjes së televizionit kombëtar të familjes Hoxha.

Dokumenti i parë është një vendim i aksionerëve i datës 14 janar, i firmosur nga e gjithë familja Hoxha. Konkretisht për shitjen e televizionit kanë rënë dakord dhe kanë firmosur Vjollca Hoxha, Lorela Hoxha, Sara Hoxha, Itan Hoxha dhe Redia Hoxha.Familja Hoxha i ka shitur 100% të aksioneve kompanisë “Western Media Conglomerate Investments LTD” me një çmim prej 9 milionë eurosh.

Dokumenti i dytë është një vendim i kompanisë në Belize me përfaqësuese Neidy Leoneli Gonzalez, drejtore e vetme e “Western Media Conglomerate Investments LTD”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *