“Tetovarët janë shumë mikpritës” – Studentja nga Pakistani rrëfen ngjashmëritë dhe dallimet me njerëzit në Maqedoni

Të ftuar në emisionin Klan Debat janë disa nga studentët e UEJË-së në Tetovë e që vijnë nga vendet aziatike si Taxhikistani dhe Pakistani. NJëra nga studentet, Reena Ali, tregon rreth ngjashmrive mes popujve dhe dallimet. Ajo thotë se tetovarët janë shumë mikpritës, përcjell Shqip, ndërsa shton se kanë ngjashmëri në kulturë. Dallimet e shumta janë tek gjuha dhe ushqimi, sipas studentes Ali.

“Kur flas për Tetovën, shumica e njerëzve atje janë myslimanë, kështu që jemi shumë të ngjashëm kulturalisht. Por përveç ngjashmërive ka edhe disa dallime. Tashmë kam vizituar edhe vende të tjera, si Shkupin, Matkën, Kodrën e Diellit, sepse jam kurioze të njoh edhe vende të tjera. Kështu që unë gjej shumë ngjashmëri por edhe dallime, për shembull gjuhët janë shumë të ndryshme, nuk e kemi idenë se çfarë flasin të tjerët. Në fillim, takova njerëz që mezi flisnin në anglisht. Studentët flasin mirë, por në vende të tjera, si në vetë-shërbime dhe vende të tjera, për shembull, kishte njerëz me të cilët nuk u kuptuam”, tha studentja Reena Ali në Klan Debat./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *