Rama përplaset me gazetarin britanik: Nuk thuhet Kosovo, por Kosova! Thuaje sërish

Në Britaninë e Madhe ku edhe zhvilloi një komunikim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, kryeministri Edi Rama është pyetur për marrëdhëniet me Kosovën.

Por gjatë pyetjes, kreu i qeverisë u përplas me një gazetar për emërtimin e Kosovës.



“Nuk është Kosovo, por Kosova! Kosova nuk është vend mik, është një vend simotër, është gjithçka, nuk është vend mik.

Ne jemi njësoj, jemi një komb që jeton mes dy shtetesh. Ne sShqiptarët kemi dy shtete, 4 kryeministra në Ballkan.


Mësoje me mua, Kosova, jo Kosovo! Është një shtet ndryshe, i pavarur! Rruga është ajo e duhura, ajo e integrimit të plotë me BE-në”- tha Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *