Maqedoni, 30-vjeçari gjen 50 granata dore të Italisë në shtëpinë e tij

Foto ilustrim

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në shtëpinë e një 30-vjeçari nga Prilepi janë gjetur 50 granata dore nga Lufta e Parë Botërore. Nga MPB shtojnë se granatat janë prodhim i Italisë.

“Më datë 23.03.2023 në ora 13.40 në SPB-Manastir, B.I.(30) nga fshati Kanatllarc i Prilepit ka raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në oborrin e tij në fshatin Kanatllarci ka gjetur 50 granata dore të prodhimit italian me origjinë nga Lufta e Parë. Bombat janë marrë nga një person i autorizuar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit”, thonë nga MPB.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *