Semimaturantë me veturë në rrugët e Shkupit – Aksidentohen dhe lëndohen tre 14 vjeçarë

Nuk ka shkuar siç duhet “aventura” e tre shokëve 14 vjeçarë nga Shkupi, të cilët siç duket po dëfreheshin me një automjet në rrugët e kryeqytetit. Rreth orës 1:20 pas mesnate, janë aksidentuar me një automjet tjetër, të drejtuar nga një 19 vjeçar, i cili, sipas raportimeve të policisë, është larguar nga vendngjarja, përcjell Klan Maqedoni.

“Me datë 24.03.2023 rreth orës 01:20 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën rajonale Shkup – Tetovë, në afërsi të një karburanti në fshatin Arnaqi të Shkupit, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti të udhëtarëve ‘Peugeot’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një djalë 14-vjeçar nga Shkupi dhe automjeti i pasagjerëve ‘Reno’ me shenja regjistrimi të Tetovës, i drejtuar nga A.S.(19) nga Shkupi, i cili është larguar nga vendi i aksidentit. Njëkohësisht, lëndime të rënda kanë pësuar drejtuesi i mjetit ‘Peugeot’ dhe pasagjeri i tij 14 vjeç, të konstatuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer tjetër 14 vjeçar, të konstatuara në Spitali i Përgjithshëm i qytetit ‘8 Shtatori’. Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik, ndërsa në vendin e ngjarjes këqyrja është bërë nga ekipi i SPB Shkup”, thonë nga MPB../KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *