“Agimi i Bamirësisë”: Iftar falas për studentët në Tetovë (Video)

“U NDIHMOJMË STUDENTËVE TË KURSEJNË KOHË DHE BUXHET”

Në këtë mënyrë po i bëjnë gati vaktet për iftar. Aktivistët e shoqatës “Agimi i bamirësisë” po e shtrojnë sofrën e iftarët për studentët në ditët e Ramazanit, njofton KlanM.

E për të kursyer kohë dhe buxhet studentët përballw Universitetit të Tetovës kanë iftarin falas, falw donatorëve dhe vullnetarëve.

“Nga ora 10 paraditë kemi kuzhinjier të cilët janë vullnetar dhe vijnë na ndihmojnë. Aty përgatitet ushqimi. Dhe pastaj në këtë pjesën këtu bëhet mbyllja e ushqimit që të jetë e ngrohtë. Prej ora 4 deri ora 6 dmth para iftarit së bashku me stafin e përgatisim dhe bëjnë ndarjen e porcioneve” – tha Ekrem Rufati, “Agimi i Bamirësisë”.

“Kemi filluar me 30 iftare ndërsa sot kemi mbërri në 1000. Që i bie që kërkesa dhe numri është shtuar. Atëherë vetëm kemi pasur sofrën e nevojtarit nuk kemi pasur student shkaku i kohës, ndërsa tash kryesisht jemi të fokusuar më shumë te studentët që t’ju ndihmojmë, që tua kursejmë kohën dhe buxhetin e tyre” – tha Ekrem Rufati.

Përveç studentëve kjo organizatë ndihmon edhe familjet nevojtare.

Një iftar kushton 3.5 euro ndërsa donatorë janë kompani të ndryshme dhe kurbetçarë.

Vitin e kaluar, sic njofton KlanM, janë shpërndarë rreth 30 mijë iftare të njëtën gjë synojnë ta bëjnë edhe këtë vit. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *