Ljubomir Fërçkovski pozitiv me COVID-19, shtrihet në spital

Ish-ministri i brendshëm dhe profesori universitar, Lubomir Fërçkovski ka rezultuar pozitiv me KOVID-19 dhe se është hospitalizuar në Klinikën Infektive në Shkup.

Siç bëhet e ditur, Fërçovski ka ndjerë plogështi, temperaturë të lartë dhe se kjo ka bërë që ai të shtrihet në spital.

Mjekët e klinikës infektive theksuan se gjendja e tij është stabile dhe se është vlerësuar se ai do të duhet të qëndrojë për trajtim mjekësor.

Përndryshe emri i tij haset në disa raste që kanë tronditur opinionin në Maqedoninë e Veriut, siç kanë qenë dhuna e ushtruar nga ana e policisë në Gostivar dhe Tetovë me rastin e ngritjes se flamurit kombëtar shqiptar dhe implikimi i tij i mundshëm apo si organizator i atentatit ndaj ish Presidentit Kiro Gligorov, periudhë e cila Frçkovski ka ushtruar detyrën e Ministrit të Brendshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *