Mijallkov shpëton nga burgu edhe nga një tjetër lëndë | Apeli ia zëvendësoi me burg me kusht dënimin për “Parcelat në Vodno”

Ish-drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov, është dënuar me burgim me kusht për rastin “Parcelat në Vodno”, pasi Gjykata e Apelit sot njoftoi se e ka vërtetuar ankesën ndaj aktgjykimit me të cilin është dënuar me 1 vit e 3 muaj burg. Ndryshe nga ai, ish-kryeministri nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, nga Apeli është dënuar me dy vjet më shumë se sa ishte paraparë në aktgjykim, përkatësisht me gjithsej 9 vjet burgim për të njëjtin rast, përcjell Klan Macedonia.

Në rastin Parcelat në Vodno, Mijallkov u dënua për blerje të kundërligjshme të pronës në Vodno. Me atë rast, me aktgjykimin e shkallës së parë, Gruevski i arratisur në Hungari u dënua me 7 vjet burg. Përveç blerjes së paligjshme të parcelave në Vodno, Gruevski u dënua edhe për keqpërdorim të donacioneve partiake, njofton REL në gjuhën maqedonase.

Në njoftimin e Apelit thuhet se Gjykata i ka refuzuar ankesat e Gruevskit, ndërsa pjesërisht i pranon ato të Mijallkovit dhe Prokurorisë  për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në dënimin alternativ të Mijalkovit – dënim me kusht – llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

“Përcaktohet se e njëjta nuk do të zbatohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër të re në afat prej 4 vitesh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Në arsyetimin e dënimit me kusht, Apeli thotë se Mijalkov nuk ka ndërmarrë veprime reale në vepër, por vetëm verbale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *