Autoritetet harruan “E-Go”?! Ende asgjë edhe pse Bekteshi premtoi se ndërtimi i fabrikës do të niste në mars

Para 7 muajve iu vu gurthemeli, e pastaj doli se parcela është e ngushtë për të ndërtuar fabrikën e-GO për prodhimin e veturave elektrike. Për t’i ofruar hapësirën e duhur projektit, autoritetet pas disa muajsh si zgjidhje gjetën bashkimin e 4 parcelave. Pas kësaj në “Click Plus” ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi bëri premtim të ri. Premtoi se ndërtimi i fabrikës “E-Go” do të nisë për një muaj.

“E-Go është kompani shumë serioze, është brend në Gjermani. Të presim sepse është nënshkruar marrëveshja. A e di se kur fillon ndërtimi ministër? Po e di me siguri, jam i informuar nga Drejtoria e Zonave të lira ekonomike, nuk do të kalojë më shumë se një muaj dhe do të nis ndërtimi, në bazë të Drejtorisë së Zonave të lira ekonomike të cilët merren me këtë çështje”, ishte shprehur Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Por edhe pas një muaji e gjysmë nga këto fjalë të Bekteshit, në terren ende nuk ka asgjë.

Në pamjet që kapi kamera e TV21 nuk duket se aty po punohet diçka.

Kërkuam përgjigje nga ministri i Ekonomisë Bekteshi se deri ku janë punët, por nuk morëm përgjigje. Nga ministria e Ekonomisë na thanë se si ministri i kanë kryer punët që janë dashur me këtë investim dhe se më nuk është në kompetencë të tyre. Kërkuam përgjigje edhe nga Drejtoria për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, por as nga ky institucion pa përgjigje. VIDEO

https://fb.watch/juEngjDvVF/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *