Shkup, u kapën duke u munduar të shesin 7kg amfetaminë, padi për tre persona

Është ngritur aktakuzë daj tre personave për shitjen e parealizuar të amfetaminës me peshë 7 kilogramë, shitje që është dashur të bëhet në Katllanovë të Shkupit në mesin e dhjetorit 2022. Prokuroria sqaron se amfetaminat, me peshë totale prej 7.044 gram, duhej të ishte shitur për 15.000 euro. Vlera e tyre në tregun e zi do të ishte 40 mijë euro, përcjell Gazeta Populli.

“Kur janë takuar që të realizohet shitja, dy të pandehurit e tjerë kanë qëndruar aty pranë për të raportuar nëse vërejnë lëvizje apo prani të policisë”. Gjatë një aksioni policor të koordinuar nga prokurori publik kompetent, të pandehurit janë kapur dhe kanë tentuar të arratisen. Gjithsesi, zyrtarët policorë i kanë arrestuar tre të akuzuarit, ndërsa lëndën psikotrope e kanë konfiskuar”, informojnë nga Prokuroria Publike.

Siç njoftuan më herët nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet fjalë për tre persona, njëri prej të cilëve 19 vjeç. Të akuzuarit janë M.Sh. (48), E.T. (30) dhe A.Z. (19), pasi tek ta është gjetur një çantë shpine me 14 pako të kompresuara me amfetamin.

Dy nga të akuzuarit janë dilerë dhe ndiqen për shitjen e marihuanës dhe amfetaminës personave të varur në Shkup, ndërsa i akuzuari i tretë ndiqet penalisht për shitjen e fundit që është dashur të bëhet në Katllanovë.

“Në kuadër të të njëjtit operacion, po vijon procedimi edhe ndaj një personi tjetër, i dyshuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale, ndërsa me një të dyshuar, të cilit dje iu gjet një sasi e vogël droge, është lidhur propozim-marrëveshje për pranimin e veprës penale”, shtojnë nga Prokuroria./GazetaPopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *