Në një kafene në Manastir, në vend të ujit një personit i kanë dhënë për të pirë detergjent për enëlarëse

Biznesmeni 42 vjeçar A.T. nga Manastiri ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup, pasi është sëmurë nga pirja e kafesë dhe ujit në një objekt hotelerike në Manastir. Nga Klinika e Toksikologjisë deklaruan se, pacienti në vend që të pijë ujë ka pirë mjet që përdoret për enëlarëse, që i ka shkaktuar djegie në organet e brendshme, transmeton Portalb.mk.

Sipas SPB Manastir kjo ka ndodhur para tre ditëve, ndërsa ka paraqitur motra e biznesmenit.

“Sipas paraqitjes, A.T ka pirë kafe dhe ka kërkuar ujë të ambalazhuar, ndërsa pasi ka pirë lëngun i është përkeqësuar gjendja. Fillimisht është hospitaizuar në spitain e Manastirit, ndërsa më pas është transferuar në Shkup. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa ka kryer ekspertizë një ekip e SPB Manastir. Po ndërmerren masa për pastrimin e rastit”, njoftuan nga policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *