Stadiumi i Qytetit në Tetovë në gjendje katastrofale, “Ecolog Arena” mbeti vetëm ëndërr për Tetovarët

“Këto dyqane që shihni pas meje, dikur ishin që të gjitha në funksion, megjithatë, qiraxhinjtë u hoqën nga këta dyqane, me pretekstin se do fillojë meremetimi i stadiumit, përkatësisht rindërtimi i tij, megjithatë, kaluan shumë vite tashmë dhe stadiumi i qytetit mbeti në këtë gjendje siç e shihni. Dyqanet që dikur ishin në funksion, tani janë kthyer në një çerdhe për narkomanët dhe deponi të fshehura”, raportoi Bashkim Sulejmani, gazetar.

Banorët thonë se është për të ardhur keq që askush nuk interesohet për problemin.

“I kanë mbush sërish, çka të bësh natën i hedhin aty dhe ikin. S`ka gjë prej kësaj, dikush duhet të interesohet por askush asgjë, ka ca vite që thonë do bëhet por asgjë. Turp Tetova të ketë stadium të këtillë. Edhe qyteti do merr një pamje tjetër të bukur. Dy kemi por ky i riu është bë më i vjetër se ai i vjetri”, tha një banor.

“Stadiumi na pengon shumë sepse është kthyer në deponi, por edhe udhëheqësit komunal kanë faj, duhet të bëjnë ndryshime të kërkojnë investitor. Shiheni vetë, papastërti e madhe është këtu, kjo hiqet vetëm nëse rregullohet stadiumi ndryshe asgjë”, theksoi një tjetër banor.

Edhe tifozët shprehen të revoltuar.

Nga komuna e Tetovës paralajmërojnë investime, por nuk zbulojnë detaje.

“Komuna e Tetovës ka një akordim parimor me kompaninë që ka nën koncesion stadiumin e Tetovës dhe ne i kemi bë një ofertë kompanisë dhe po shqyrtohen mundësitë ligjore që të jetë sa më mirë e realizueshme në aspektin juridik”, tha Abli Qamili. Zëdhënës i komunës së Tetovës./Bashkim Sulejmani/Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *