Gjashtë shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut akuzohen për terrorizëm


Policia ka bastistur në orën pesë të mëngjesit, disa vende në të njëjtën kohë, në qytetin Bulle të Kantonit Friburg. Zyra e Prokurorit Federal (BA) raporton: “Luftim i terrorizmit: bastisje shtëpish dhe arrestime në kantonin e Friburgut”.


Tani fotografia ka filluar të qartësohet: të dyshuarit e parë do të duhet të përgjigjen përpara Gjykatës Penale Federale në Bellinzona.

E para është një grua, sot 28-vjeçare. Akuza: Shkelje e të ashtuquajturit ligji i ndalimit të IS dhe paraqitje e dhunës.

Sipas aktakuzës, e akuzuara nga qyteti Bulle u ka dërguar video duke lavdëruar IS-in disa njerëzve nga rrethi i saj. Video tregojnë gjithashtu skena dhune, si prerje të duarve, vrasje të njerëzve me prerje koke etj. Videot shoqërohen edhe me thirrje arabe në të cilat bëhen homazhe për “luanët e Shtetit Islamik” etj., shkruan srf.ch. 28-vjeçarja është e akuzuara e parë. Ajo ka dalë para gjyqit të enjten më 23 mars.

Sipas aktakuzës, ajo, mjete propagande të IS-it kishte dërguar edhe një shoqeje të saj në fshatin fqinj. Kjo (e dyta) gjithashtu është akuzuar dhe do të dalë në gjykatë pas dy javësh. Sipas aktakuzës, kolegia e saj 33-vjeçare ka përhapur propagandën e IS-it përmes një bisede në grup me 38 anëtarë. Ndër të tjera, ajo ndau një tekst për një snajperist të IS-it i cili qëllon “të pafetë” në Siri.


Dy gratë e akuzuara tani, nuk janë arrestuar gjatë bastisjeve në tetor 2020. Por sipas hulumtimit të SRF, ato janë pjesë e këtij mjedisi. Konkretisht: janë gra të burrave të arrestuar në atë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *