Kurti sot në Tiranë, marrëveshja me Serbinë në fokus të bisedimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të vizitojë sot Tiranën. Gjatë kësaj vizite, Kurti do të zhvillojë takim me Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Me këtë të fundit, Kurti pritet të takohet në Kuvendin e Shqipërisë, duke filluar nga ora 11:30.

Sipas informacioneve, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.Në marrëveshjen e arritur në Ohër, palët kanë rënë dakord të zbatojnë marrëveshjet e arritura mes tyre, si dhe Kosova të nisë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb, një nen që shihet si referencë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ndërmjetësues të takimit në Ohër, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak vazhdojnë të dërgojnë mesazhe për diplomatike rreth marrëveshjes, e cila sipas tyre, u hap rrugën dy vendeve, Kosovë e Serbi drejt BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *