A do ta caktojë Ali Ahmeti pasardhësin e tij? Mexhiti: BDI nuk është familje mbretërore! (Video)

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti, në megaintervistën e tij për radio Kanal 77, ka folur për zhvillimet turbulente brenda kësaj partie.

Si një nga udhëheqësit e “Grupit të Zjarrit”, Mexhiti nuk ka kursyer kritikat ndaj politikave qeveritare. Sipas tij, prej 180 premtimeve të dhënë gjatë fushatës parazgjedhore, BDI ka realizuar vetëm dy prej tyre edhe atë premtime që kanë të bëjnë me interesat e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit.

Ai poashtu ka thënë se BDI nuk është familje mbretërore, prandaj kryetari i partisë Ali Ahmeti nuk do ta caktojë pasardhësin e tij. Poashtu ka theksuar se “Grupi i Zjarrit” është kundër idesë së “Open Ballkanit”.

Intervistën e plotë të Izet Mexhitit mund ta përcillini në videon në vijim.

https://www.youtube.com/live/suPdwAfWPto?feature=share

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *