Tetovari akuzohet për uzurpim të tokës shtetërore dhe për ndërtim pa leje

SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal për ndërtim pa leje dhe uzurpim të tokës ndaj një 46-vjeçari nga Tetova, përcjell Gazeta Populli. Nga MPB shtojnë se i njejti dyshohet se ka uzurpuar 1050 m² tokë shtetërore.

“SPB-Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër F.T(46) nga Tetova, për shkak të egzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “ndërtim pa leje” dhe “uzurpim i patundshmërive”. Gjatë vitit 2020 i raportuari në cilësinë e investitorit, në hyrje të fshatit Gajre, pa pasur leje ndërtimi nga organi kompetent i Komunës së Tetovës, ka ndërtuar një pllakë betoni të destinuar për ndërtesë banimi, duke uzurpuar tokë shtetërore me sipërfaqe 1050 m2″, thonë nga MPB./Gazetapopulli.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *