Alarmi për bombë në Aeroportin “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë

Kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë ajo.

Ahmeti theksoi se njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *