FOTO+VIDEO/ Sulmi ndaj Top Channel, janë sekuestruar kamerat e vëzhgimit. Autorët dyshohet se qëlluan nga makina në ecje

Gazetari i “Ora News” Edison Vatnikaj sjell pamjet e pasojave të sulmit me armë mbi Top Channel pak pas mesnate,

Sipas burimeve, pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e ndonjë konflikti të mundshem apo mesazhi ndaj drejtuesve te medias ku ndodhi ngjarja.

Pas sulmit me armë mbi Top Channel pak pas mesnate, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola, mësohet se 60-vjeçari humbi jetën gjatë rrugës për në spital, duke u transportuar me ambulancë.

Nga hetimet e ngjarjes në Mëzez, mësohet se një automjeti i tipit “Range Rover” ka qenë në ecje dhe prej aty një person ka qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt fasadës së këtij televizioni.

Në terren janë rreth 25 gëzhoja që janë gjetur nga grupi i hetimit, anëtarët e të cilit  mësohet se pasi kanë mbledhur gëzhojat, kanë sekuestruar kamerat e vëzhgimit në zonë; si dhe të gjitha provat e mundshme për zbulimin e kësaj ngjarjeje.

Pal Kola ishte në detyrë, përpara hyrjes së godinës, në momentin kur u qëllua.

Pas ngjarjes u gjet një automjet Range Rover i djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës, në  Golem të Kavajës.

FOTO+VIDEO/ Sulmi ndaj Top Channel, janë sekuestruar kamerat e

Makina e gjetur e djegur ne Golem

Policia e Tiranës lëshoi një komunikatë rreth orës 2:00 për sulmin dhe ende nuk dihet se në cilën pistë po heton aktualisht policia.

Policia është treguar mjaft hermetike në dhënien e informacioneve, pasi bëhet fjalë për një ngjarje delikate ndaj një medieje kombëtare. Dyshimet janë se mund të ketë pasur tri autorë, tri persona në makinë.

Të shtënat janë dëgjuar edhe live nga banorët e ngujuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ndërkaq nuk ka ende asnjë reagim nga drejtuesit e televizionit Top Channel, ndërsa pritet që sot të dalë në një konferencë shtypi drejtoi i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *