E goditi ariun në autostradën Tetovë-Shkup pranë “Karpallëkut”, shoferi dërgohet në spital

Mbrëmë (27-mars), rreth dyzet minuta pas mesnate, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup, në afërsi të lokacionit Karpallëk, vetura “Volkswagen Polo” me targa të Shkupit e drejtuar nga 21-vjeçari V.I nga Sedllarci i komunës së Vasilevës, ka aksidentuar dhe mbytur një ari. Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe vozitësi i cili është dërguar në Spitalin klinik të Tetovës për ndihmë mjekësore. Ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *