Arrestohet për sulm fizik një person nga Reçica e Madhe e Tetovës

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (26-mars) rreth orës 18:25 kanë privuar nga liria 69-vjeçarin Xh.Z. nga Reçica e Madhe e Tetovës, i cili një orë e gjysmë më parë kishte qenë i raportuar nga fqinji i tij N.S.(51) se e kishte sulmuar fizikisht rreth orës 15 në Reçicë të Vogël. Në sulm, sipas raportit, i njëjti ka përdorur edhe një mjet të mprehtë me të cilin kaoishte lënduar raportuesin N.S. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj Xh.Z. do të vijojë një parashtresë përkatëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *