
Kompania fituese e përzgjedhur është një konsorcium kompanish të regjistruara në Zvicër e quajtur “Mabco Construcion”.
Advertisement
Baza e këtij konsorciumi është kompania e biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, “Mebetex”, e cila zotëron 50% të konsorciumit. (Mabetex Group 50%; YDA – Group 48%; 2A Group SH.PK 2%).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në një konferencë për shtyp.
Përzgjedhjen e kompanisë që do të ndërtojë aeroportin e Vlorës, kreu i qeverisë thotë se mezi e ka pritur, duke theksuar se ky projekt ka qenë sfida e tij si Kryeministër.
Advertisement