Gjuha shqipe në uniformat e policisë së Maqedonisë

“LEVICA”: PËRPJEKJE DËSHPRUESE PËR TË SHPËTUAR BDI-në

Hyn në fuqi Dekreti për uniformat dhe shenjat për uniformat e Policisë në bazë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, njofton KlanM.

Në Qytetin e Shkupit, në Komunat e Shkupit dhe në Komunat ku së paku 20% e qytetarëve flasin gjuhën zyrtare ndryshe nga maqedonishtja, sic percjell KlanM, shenjat në uniformat e policisë do të jenë në tri gjuhë; maqedonisht, shqip dhe anglisht.

“Me këtë po përmbushet edhe një premtim që buron nga Marrëveshja e Ohrit ku uniformat e policisë do të jenë edhe në Shqip” – ka shkruar në Facebook, Zv/Ministri i Brendshëm, Nazim Bushi.

“Kjo përbën edhe një hap drejt plotësimit të obligimit ligjor por edhe rritjes së mirëbesimit ndërmjet policisë dhe qytetarit. Tashmë ky vendim është shpallur edhe në Gazetën Zyrtare” – shkruan Zv/Ministri I Brendshëm, Nazim Bushi.

Uniformat në dy gjuhë paraqesin një përpjekje dëshpruese për të shpëtuar BDI-në. Reagimi vjen nga partia “Levica” e cila thotë se është partia e vetme që konteston këtë ligj.

Bashkë me format irredentiste të Kryebashkikakut të Kërçovës, Fatmir Dehari, që organizoi një manifestim skandaloz “10 vite Kërçova shqiptare”, është e qartë se BDI-ja sërish anon drejt shovinizmit të hapur dhe mohimit të sovranitetit maqedonas në përpjekje për të shpëtuar rejtingun” – thonë nga Levica.

Heshtja e VMRO-DPMNE-së pasi uniformat dygjuhësore u bënë realitet konfirmon se sikurse në rastin me letërnjoftimet, kjo parti është e gatshme të bëhet pjesëmarrëse në këto procese irredentiste, vetëm që t`i pëlqejë bllokut politik shqiptar – akuzojnë nga partia “E Majta”. /KlanMacedonia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *