Aksident në autostradën Shkup – Tetovë, rrokulliset vetura me targa të Shqipërisë

Në autostradën Shkup-Tetovë është aksidentuar një veturë, e cila si pasojë e rrugës së lagësht është rrokullisur, vetura është me targa të Shqipërisë, informon Klan M.

Sipas informacioneve jozyrtare një person është lënduar më rëndë ndërsa ambulanca është në vendngjarje për të dhënë ndihmën të lënduarve.

Policia ka bllokuar një korsi dhe po bënë ekspertizën e duhur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *