Sulmi me armë tek “TCh”, policia ndalon ish-dhëndrrin e Pal Kolës. Roberto Papçi u kap në orën 03:00 në qytetin e Vlorës

Ngjarja e rëndë e ndodhur pak pas mesnatës se djeshme në ambientet e televizionit “Top-Channel”, ku mbeti i vrarë roja i këtij televizioni Pal Kola, për momentin ka në verifikim vetëm dy persona.

Atentati që i mori jetën 60-vjeçarit Kola dhe dëmtoi rëndë fasadën prej xhami të këtij televizioni, ka krijuar bindjen se është organizuar nga një grup kriminal.

Por pavarësisht këtyre dyshimeve, aktualisht policia kriminale është duke “testuar” besueshmërinë e dy persona nga qyteti i Shkodrës.

Dy personat janë ndaluar në orën 03:00 të mesnatës, dy orë pas ndodhjes së ngjarjen në ambjentet e “Top-Channel” në Tiranë.

Ndalimi i tyrë është kryer në ikje e sipër, ku një patrullë e skuadrës “Shqiponja” ndaloi makinën. Për shkak se dy personat nga qyteti i Shkodrës kanë dhënë dëshmi kontradiktore, ata janë shoqëruar në ambjentete policisë.

Vetëm në orën e mëngjesit, policia kriminale ka zbuluar se njëri nga personat e ndaluar rastësisht në orët e mesanatës në Vlorë, është ish-dhëndëri i viktimës Pal Kola.“Ora News” ka mësuar përmes burimeve të sigurta në policinë e Tiranës, se njeriu që po verifikohet tashmë, është Roberto Papçi nga qyteti i Shkodrës.

Roberto Papçi, është ish-dhëndri i Pal Kolës nga Bicaj i Pukës dhe se dy vite më parë është divorcuar nga vajza e njeriut që mbeti viktimë në parkimin e televizionit “Top-Channel”.Sipas burimeve të policisë, çifti ka pasur konflikte për ndarjen dhe kujdestarinë e fëmijëve, por deri në këtë fazë të hetimit kjo mbetet vetëm si pistë për tu hetuar.

Pasi ende nuk ka një qartësim të plotë nga ana e policisë, nëse kemi të bëjmë me një sulm ndaj rrojes Pal Kola apo ndaj televizionit “Top-Channel”.

Fakti që Pal Kola, është qëlluar në ambjentet e parkimit të televizionit, ngreh dyshime se ai mund të ketë qënë objekt i këtij sulmi. Por nga ana tjetër, dëmtimi i fasadës së xhamit dhe vendrrojës, ngreh njëherësh dyshime se objektiv i sulmit mund të ketë qënë pikërisht Top-Channel.

Roberto Papçi është ndaluar në Vlorë së bashku me një shokun e tij nga qyteti i Shkodrës. Ndalimi i tyre është kryer vetëm për verifikim, por në orët e drekës, policia kriminale ka urdhëruar transferimin e Roberto Papçit dhe shokut të tij në ambjentet e Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Grupi i hetimit që po ndjek ngjarjen e rëndë, ka marë në pyetje Papçin por ky i fundit nuk ka pranuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Para oficerëve të policisë, Papçi, ka dhënë dëshmi të shkurtër, duke treguar se ka shkuar në Vlorë, për qef. Ndërkohë të dyve personave u është bërë testi i faktorëve plotësues, me qëllim gjetjen e grimcave të barutit të djegur në duar dhe rrobat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *