Është vendosur sistem për përcjelljen e karrierës së maturantëve në shkollat e mesme profesionale pas diplomimit

Në drejtim të ngritjes së nivelit të punësimit tek të rinjtë, Ministria e Arsimit dhe Shkencës po fillon procesin e vendosjes së sistemit për përcjelljen e karrierës së maturantëve pas përfundimit në shkollat e mesme profesionale, si aktivitet i përcaktuar në Strategjinë e Arsimit të vitit 2018-2025.

Kështu ka theksuar ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në takimin e sotëm me përfaqësues të shkollave të mesme profesionale në vend, ku është vendosur sistemi për përcjelljen e karrierës së maturantëve, që do të vendoset me mbështetjen e fondeve të BE-së, të cilët, siç tha ai, mbështesin reformimin e sistemit tonë arsimor kombëtar.

„Sistemi tashmë është krijuar dhe instaluar në portalin special anketi.mon.gov.mk. Do të funksionojë duke mbledhur të dhëna direkt nga nxënësit pasi të diplomohen, si dhe nga punëdhënësit. Çdo nxënës nga viti i fundit i arsimit do të jetë në gjendje për të hyrë thjesht duke u identifikuar, për të ofruar të dhëna hyrëse për veten dhe arsimin e mesëm profesional dhe më pas duhet të plotësojë tre pyetësorë. Një në fillim pas regjistrimit dhe dy brenda 6 muajve.. Kompanitë, në anën tjetër, mund të regjistrohen dhe të plotësojnë pyetësorin lidhur me nevojat dhe pritjet e tyre për shkathtësitë që duhet t`i posedojnë nxënësit ”, ka thënë Shaqiri.

Ai shtoi se kjo procedurë do të marrë pak kohë për të diplomuarit dhe kompanitë dhe të dhënat e mbledhura do të jenë shumë të rëndësishme për ministrinë sepse do të përfaqësojnë bazën për krijimin e politikave të ardhshme, por do të jenë me rëndësi edhe për shkollat, se si dhe ku përparojnë nxënësit e tyre, të cilat mund të inicojnë ndryshime në politikat e brendshme.

„Ajo që na duhet më shumë për momentin është mbështetja nga ju, nga shkollat e mesme profesionale në pjesën promovuese të këtij mjeti, për të njohur sa më shpejt maturantët me sistemin e përcjelljës së karrierës së tyre, duke u përcjellë atyre mesazhin kyç se angazhimi është për të siguruar një të ardhme më të mirë për ta, pikërisht këtu në vendin e tyre”, tha ministri, duke shtuar se pret që shkollat të veprojnë sipas udhëzimeve që do të marrin dhe se nxënësit do të zhvillojnë interes për të marrë pjesë në të gjithë procesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *